Kryesore

Ngjela: Berisha është i mundur, s’ka rrugë tjetër vetëm shpallje fraksioni! Zheji: Ngjarja e sotme në seli, qesharake

15:06 - 05.01.22 gsh
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Avokati Spartak Ngjela dhe analisti Artur Zheji, në emisionin ‘Pikat mbi i’ komentuan zhvillimet e fundit politike në Partinë Demokratike.




Sipas avokatit Ngjela, ish-kryeministri Sali Berisha është i mundur në këtë situatë.

Nga ana e tij Zheji, ndërsa komentoi deklaratën e Flamur Nokës i cili u shpreh nga selia e PD së se më 8 janar do të kthehet shtëpinë e lirisë, tha se ngjarja e sotme u kthye në qesharake dhe nëse 8 janari do t’i ngjajë ditës së sotme atëherë sipas tij, nuk do të ketë mbetur më vend për trazira.

Pjesë nga biseda në studio:

Zheji: Alkatraz është një burg i sigurisë së lartë në Amerikë, një figuracion i zotit Noka. Mendoj se deri në 00:00 nëse nuk ndodh asgjë tjetër, atëherë kjo është vetëm një situatë qesharake dhe nuk prodhoi asgjë. Por pashë që Basha e mori seriozisht ultimatumin se siguroi dyert. Por nëse edhe në datën 8 do të kemi po një gjë të ngjashme si kjo atëherë, atëherë s’ka më ndryshim.

Ngjela: Krahasimi është normal, por këta duan ta kthejnë në burg, se po t’i ishin drejtuar ligjit atëherë mund të ishte normale. Nëse sot do të hynin brenda Basha do ishte i detyruar të bënte padi penale. Pra në njëfarë mënyrë Basha në këtë rast i ka ndihmuar. Ai i bllokoi dhe i shpëtoi, unë jam i bindur se do t’i arrestonin, por kjo do padi penale. Ai është kryetar partie dhe këtë e dimë të gjithë… Aksioni i tyre është vetëm një zë në shkretëtire.

Zheji: Shumica e PS duan të fitojë Berisha, por duke krijuar këtë teatrin që policia mbron Bashën dhe keqtrajton demokratët e vërtetë. Besoj që herët e vonë Berisha do të përplaset më Bashën në zgjedhje. Do ketë një simotër të kësaj partie…

 


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.