OPINION

Aranita Brahaj: Para korrupsionit qeveritar me 100 miliardë lekë rindërtim

20:42 - 08.01.22 G.SH.
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Nga Aranita Brahaj




Një organizatë antikorrupsion nuk ka interes të drejtpërdrejtë të kërkojë shfuqizimin e një ligji klientelist.  Gjykata Kushtetuese (Relatori Elsa Toska) refuzon të legjitimojë dhe të marrë në shqyrtim një ligji antikushtetues, korruptiv dhe klientelist me të cilin po bëhet rindërtimi. Preteksit (Shoqëria Civile nuk ka interes drejtpërdrejtë të merret me ligje antikushtetues e klientelist, pasi ajo vetë nuk futet në tendera dhe nuk preket drejtë nga padrejtësitë e garës).

Se si e kuptojnë interesin e drejtpërdrejtë dhe të ligjshëm në një drejtësi Kushtetuese 3 Konstitucionalistet tane znj. Elsa Toska, znj. Viktore Tushe dhe z. Përparim Kalo !!!

Për mua kjo është paolo Gjykatë Kushtetuese e sjellë nga zyrat e para 90-tës kur kishte shoqëri civile vetëm Organizata e Gruas dhe ajo e Bashkimeve Profesionale. Dhe njësoj mendon e me Shoqëri Civile sheh veten organizatat e biznesit dhe jo organizata qe nuk paguhen me kuotizacionit të biznesit, dhe tregon ne çfarë cilësie është Gjykata Kushtetuesë në vend.

Tani duhet një grup parlamentar apo një institucion i pavarur të vërë në lëvizje procesin për ligj klientelist në Rindërtim.

Mbi 100 miliard lekë po shpartallohen* me procedurë ligjore për “Klientet e mëdhenj”. Normal që gjykata nuk do merrej as me peshqit, e as me klientët… ky vendim tregoi se sa ka dështuar Reforma në Drejtësi. Dhe sa nivel mediokër dhe mungese kurajo për të kundërshtuar korrupsionin qeveritar me ligj kanë konstitucionalistet.

Ndoshta gjyqtarët me familjarë që punojnë cdo ditë si noter, avokat e badiguard të biznesit janë vetë në lidhje  interesi të drejtperdrejtë kur shqyrtojnë ligje ku flitet për liri dhe barazi ekonomike në tenderim për rindërtim pas tërmetit


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.