Kryesore

Regjistrohen 18 592 raste të reja me koronavirus në Greqi, 66 vdekje në 24 orët e fundit

17:18 - 09.01.22 gsh
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Autoritetet shëndetësore në Greqi raportuan sot 18.592 raste të reja me COVID-19 të regjistruara në 24 orët e fundit, prej të cilëve 97 janë identifikuar pas kontrolleve në portat e vendit.




Numri i përgjithshëm i rasteve arrin në 1.507.616, ndërkohë që numri i pacientëve të trajtuar me intubacion është 642. Mosha mesatare e tyre është 64 vjeç. Nga pacientët e intubuar, 545 janë të pavaksinuar ose pjesërisht të vaksinuar dhe 97 janë plotësisht të vaksinuar.

Që nga fillimi i pandemisë, 3822 pacientë janë larguar nga ICU. Pranimi i pacientëve të rinj me Covid-19 në spitalet e vendit është 632, ndërsa vdekjet e reja të pacientëve me COVID-19 janë 66. Që nga fillimi i epidemisë janë regjistruar gjithsej 21 394 vdekje.

 


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.