Në Greqi kanë rezultuar pozitivë me koronavirus 27, 766 persona.
Numri i përgjithshëm i rasteve ka arritur në 1,535, 382 raste, prej të cilëve 49,9% janë meshkuj.
Sipas Ministrisë së Shëndetësisë 85 pacientë kanë humbur jetën, ndërsa që nga fillimi i pandemisë gjithsej janë regjistruar 21, 479 vdekje.
Ndërkohë numri i pacientëve në intubim ka arritur në 654, mosha mesatare e të cilëve është 64 vjeç. Mjekët bëjnë apel që qytetarët të vaksinohen për të parandaluar përhapjen e varianteve të reja të koronavirusit.
Shfaq Komentet (0)