Prej ditësh Greqia është ‘pushtuar’ nga mutacioni i ri i COVID-19, Omicron.Një tjetër rekord infektimesh është regjistruar gjatë 24 orëve të fundit, ku janë identifikuar 32 694 raste të reja.
Numri i përgjithshëm i të infektuarve ka arritur në 1, 568, 215 nga të cilët 49, 9% e tyre ishin meshkuj.
Sipas Ministrisë së Shëndetësisë kanë humbur jetën 80 pacientë. Që nga fillimi i pandemisë janë regjistruar 21, 559 vdekje prej të cilëve 95.5% e tyre kishin sëmundje shoqëruese dhe i përkisnin grup-moshës mbi 70 vjeç.
Sakaq numri i pacientëve të intubuar ka arritur në 640.
Shfaq Komentet (0)