AKTUALITET

8 janari/ Zheji: Nëse doktori s’ka për t’u prekur, do lirohen dhe të tjerët. Ngjela: Kam informacione, gjendja në Shqipëri jo e mirë, ndërhyn agjentura ruse. Ja çfarë duan të realizojnë

14:54 - 12.01.22 Gazeta Shqiptare
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Analisti Artur Zheji mendon se nëse doktori (Sali Berisha) nuk do të preket nga drejtësia edhe personat e tjerë të arrestuar do të lirohen. Duke komentuar zhvillimet në PD dhe protestën e 8 janarit në emisionin “Pikat mbi i” në News24, Zheji tha se ky është një test jo thjesht për doktorin.




Ndërkohë avokati Spartak Ngjela deklaroi se ka informacione për një organizatë dhe se gjendja në Shqipëri është jo e mirë, pasi ka ndërhyrë agjentura ruse. Sipas tij, duan të falimentojnë biznesin e vogël me të cilin mbahet ekonomia e vendit.

Zheji: Në qoftë se ligjin e kanë shkelur 34 persona, atëherë i bie që edhe doktori e ka shkelur ligjin. O nuk ka ligj që dënon të zotët e shtëpisë për t’u kthyer në shtëpi dhe prandaj doktori nuk është i proceduar; o ka ligj dhe ky ligj përdoret në mënyrë selektive, është mbi ligjin doktori. Ky është një test, jo thjesht për doktorin. Në qoftë se doktori nuk ka për t’u prekur, se nuk kanë këllqe, do lirohen dhe të tjerët. Vetëmbrojtja është legjitime. Ata që tani kanë filluar të vendosin një lloj barazie, mes mbështetësve të Berishës dhe të Bashës.

O drejtësia është e padrejtë në rastin e doktorit dhe duhet t’i lirojnë ata djem në korridoret e gjykatës, o të bëjnë një interpretim të saktë ka apo nuk ka shkelje ligjore më 8 janar.

Ngjela: Është çështje hetimi, hetimi është sekret. Mund të vazhdojë 4 muaj, 6 muaj. Unë kam një informacion, por nuk e mbaj dot emrin e asaj organizatës, problemi është që gjendja në Shqipëri nuk është e mirë. Ndërhyn agjentura ruse dhe sot janë sulur që të falimentojnë biznesin e vogël. Nuk është shtet kapitalist ky se nuk ka bursë. Ata janë sulur drejt biznesit të vogël dhe unë kam të dhëna që biznesi i vogël po falimenton. Këtu po sulmohet që të falimentojë biznesi i vogël. Kanë hyrë me para për ta falimentuar. Skemat i bëjnë shërbimet. Po ecim drejt kësaj pike. I janë sulur biznesit të vogël. Ky që ka 8 vjet që e ka lënë Shqipërinë pa bursën e monedhës, ose të paktën të fillonte kooperimin e kapitalit. Nuk ka kapitalizëm këtu. E kanë parë që ky vend funksionon përmes biznesit të vogël dhe po e falimentojnë. Gjithë shërbimet e huaja që janë kundër nesh janë hedhur në sulm. Kanë një skemë që do e nxjerr këto ditë. I janë sulur biznesit të vogël.

 


Shfaq Komentet (1)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

  1. O S.Ngjela, je shume i vonuar, neqoftese ti po e mer vesh tani, qe ai vend ka mare fund, me mire mos u mer me keto dallavere. Per ty eshte normale qe Shqiperia drejtohet nga nje psikopat si E. Rams, qe nuk mer vesh nga asnje lloj shkence, identik me E. Hoxhen, sepse nga injorantet, gjithcka pret, kur kryetari i shtepise nuk di te beje bilancin e shtepise se tij, patjeter qe do kete sherre dhe probleme ne cdo investim qe do behet ne ate familje. Qe te kesh nje familje te shendoshe, do ushqehesh shendetshem, do paguash detyrimet ndaj shtetit, si uje, drita, telefon dhe internetin per televizorin, ato qe mbeten, meren te tjerat, qe jane te domosdoshme per femijet, per larje trash, enesh. Te gjitha behen me laps ne dore. Ekonomia familjare eshte primarja, keta halabake, nuk dine akoma minimumin jetik per dy persona, kush do i nxjere keto te dhena, per te percaktuar pensionet e pleqerise, ndihmen sociale, pagat per te gjithe ata qe punojne duke prodhuar gjithcka, kurse per administratat shteterore, te gjithe i kane pare se cfare paga maramendese marin, luksi i tyre eshte i pa pare, pasurite e palujteshme nuk numerohen, si shtepi, markete, butiqe dhe vila ne zona turistike, te cilat kushtojne shume shtrenjte. Kur kryetari shtetit vjedh vete, parjeter qe dhe vartesit e tij, te njejten gje do bejne, mbajne njeri tjetrin, per te nenshtruar popullin e varfer.

    Përgjigju ↓