OPINION

A do heshtë Kushtetuesja edhe përballë mafiozitetit të Korporatës së Investimeve?

13:34 - 12.01.22 G.SH.
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Nga Petrit Vasili




A do heshte Kushtetuesja edhe perballe mafiozitetit te Korporates se Investimeve???

Ligji i Korporates se Investimeve eshte paditur ne Gjykaten Kushtetuese nga Levizja Socialiste per Integrim.

Ky ligj mafioz eshte produkt i blerjes se Parlamentit dy vite me pare dhe kthimit te ketij te fundit ne nje noterizues me pagese te interesave me te zeza te qeverise per rrembimin e prones private te shqiptareve.

Ky ligj synon përqendrimin e gjithë pronave të shqiptarëve, publike dhe private, në një dorë të vetme pra te qeverise.

Ky ligj per Krijimin e Korporatës së Investimeve Shqiptare, nuk është asgjë tjetër veçse vjedhja, transformimi dhe tjetërsimi i çdo prone me ligj të posaçëm.

Ky ligj shkel dhunshem Kushtetutën dhe të drejtës së pronës, si dhe ligje te tjera, qe lidhen me maredheniet e prones dhe asetet publike, shto ketu edhe ligjin e Veteqeverisjes Lokale.

️Ky ligj kthen ne pronar absolut Kryeministrin, i cili do të trajtojë çdo pronë publike dhe private per te bere me to si te doje dhe per ti ndare me oligarket duke vazhduar grabitjen çnjerezore te shqiptareve dhe pasurimin kriminal te oligarkeve si kliente te qeverise dhe pasurues te saj, pasi me kete ligj ata mund te koncesionojne cdo toke lugine koder e mal sipas qejfit si prona personale te tyre.

KONKLUZIONE:

◾Korporata e Investimeve përfaqëson kanalizimin e çdo prone private dhe publike të qytetarëve shqiptarë, që të shkojnë në duart e kryeministrit Rama. Kjo do të thotë që tokat më me vlere do të merren nga kryeministri Rama apo oligarkët pranë tij.

◾Marrja me dhunë e tokës të qytetarëve të zakonshëm dhe transferimi I pronësisë tek disa investitorë shkel ne menyre flagrante me nje stil te vertete alla komunist të drejtat e njeriut për gjithë pronarët e tokave në Shqipëri.

◾Gjithashtu, ky ligj krijon qartësisht hapesira për pastrim parash. Me këtë Korporatë qeveria e Ramës do të kthehet në “de facto”, oligarkja e vetme në Shqipëri dhe njëkohësisht edhe partneri më i madh i oligarkëve.

Ne vend te mbylljes:

Gjykata Kushtetuese eshte serish perpara nje prove te madhe per te mbrojtur interesin publik te kercenuar si kurre me pare.

Faktet flasin dhe ulerijne.

Deri me tani per fatin e keq te shqiptareve per ceshtje te tjera madhore Gjykata Kushtetuese ka zgjedhur ti bishtnoje detyrimeve madhore te saj, te fshihet si struci pas pseudoarsyetimeve proceduriale apo te mbeshtese kerkesat e qeverise, duke lene interesin publik ne duart me te keqia te mafies politike pushtet dhe mafies financiare ne terren.

Po presim te shohim se kë do zgjedhe kete here Gjykata Kushtetuese: Interesin mafioz te Qeverise apo interesin madhor te te gjithe shqiptareve?


Shfaq Komentet (1)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.