AKTUALITET

Operacioni “Online”/ Kalonin mallra kontrabandë nga Kosova, pranga 2 punonjës në një postë private, në kërkim 2 të tjerë

15:10 - 12.01.22 Gazeta Shqiptare
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Policia e Tiranës ka finalizuar me sukses operacionin policor të koduar “Online” duke arrestuar 2 persona pasi akuzohen se tregtonin mallra kontrabandë. Shpallen në kërkim 2 bashkëpunëtorët e tyre.




Në vijim të punës dhe goditjeve të njëpasnjëshme për parandalimin, evidentimin dhe goditjen e veprimtarisë kriminale në fushën e kontrabandës me mallra, bazuar në informacionet e marra në rrugë operative, nga Seksioni për Krimin Ekonomik dhe Financiar, nën drejtimin e Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Tiranë, u finalizua operacioni policor i koduar “Online”, në kuadër të të cilit u bë arrestimi i shtetasve:

Bledian Zagradi, 31 vjeç, banues në Tiranë dhe Aldo Rubiku, 27 vjeç, banues në Durrës, të dy punonjës në një postë private.

Gjithashtu u shpallën në kërkim bashkëpunëtorët e tyre, shtetasit N. C., 42 vjeç, banues në Tiranë, administrator i një poste private, dhe B. Sh., 38 vjeç.

Këta shtetas dyshohet se kalonin në kufi, duke shmangur detyrimet doganore, mallra kontrabandë të një subjekti tregtar në Kosovë, dhe më pas i shisnin ato, duke fshehur të ardhurat, te personat që i kishin porositur online në Shqipëri.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Tiranë, në ngarkim të shtetasve të sipërpërmendur, për veprat penale “Kontrabanda me mallra të tjerë”, “Tregtimi dhe transportimi i mallrave që janë kontrabandë”, ”Ruajtja dhe depozitimi i mallrave kontrabandë” dhe “Fshehja e të ardhurave”.

 

 

 

 

 


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.