Kryesore

Përhapja e Omicron,Greqia zgjat edhe një javë masat anti-COVID

16:55 - 12.01.22 gsh
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Komiteti Teknik i Ekspertëve në Greqi, ka vendosur që të zgjasë edhe një javë masat e vendosura kundër koronavirusit. Vendimi është mbështetur edhe nga qeveria.




‘Sot është mbledhur Komiteti i Ekspertëve të Shëndetësisë për të shqyrtuar të dhënat më të fundit epidemiologjike të vendit. Pas kësaj mbledhjeje është vendosur edhe zgjatja e masave në fuqi për një javë’, njoftuan mjekët.

Aktualisht në Greqi janë në fuqi këto masa:

-Restorantet  do të jenë të hapura deri në orën 12:00 pa muzikë, 6 persona për tavolinë dhe me distancë nga ndenjëset e tavolinës.

-Është i detyrueshëm përdorimi i maskës së mbrojtjes së lartë (FFP2/KN95) ose e dyfishtë në supermarkete, në transportin publik dhe ku ka mbingarkesë, si dhe nga punonjësit e restoranteve.

– Aplikim për punë në sektorin publik dhe privat deri në 50% dhe orë pune, në varësi të aftësive të secilit shërbim.

-Vizitë vetëm me një test PCR 48-orësh në shtëpi të të moshuarve dhe spitale.

-Në stadium numri i personave të të vaksinuar duhet të jetë deri në 10% të kapacitetit të tyre.

Greqia prej javësh ka regjistruar shifra të larta të rasteve me koronavirus nxitur edhe nga përhapja e varianteve të reja, ku më dominues duket të jetë mutacioni Omicron.

Ndërsa për shkollat, zëvendësministrja e Arsimit, Zetta Makri, siguroi se nëse do të jetë e nevojshme dhe nëse do të ketë sugjerim përkatës nga Komisioni i Ekspertëve, protokollet do të ndryshojnë.

 


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.