Aktualitet

Dhuna në protestën para PD-së, Berisha i përpiktë, mbërrin në Prokurori para orarit. Çfarë pritet të ndodhë

11:34 - 13.01.22 Gazeta Shqiptare

Ashtu siç u paralajmërua dje, ish-kryeministri Sali Berisha është paraqitur sot në Prokurorinë e Tiranës, ku do të japë shpjegime në lidhje me protestën që u zhvillua më 8 janar në selinë e PD-së.
Protesta në fjalë u shoqërua me episode dhunë, ku përkrahës të Berishës tentuan të futeshin në seli, ndërsa hapën me dhunë disa dyer dhe thyen xhamat e dritareve të katit të parë dhe të dytë. Ish-kryeministri Berisha është treguar i përpiktë me orarin e tij, madje ka mbërritur pak minuta para orës 11:00, orar kur ishte thirrur që të paraqitej në organin e akuzës. I shoqëruar nga avokati i tij, Ledio Nuraj, pasi ka dalë nga makina duke përshëndetur me dy gishta, ka hyrë brenda ambienteve të prokurorisë.
Për incidentet u arrestuan 34 persona, të cilët u liruan dje nga gjykata.



 

WhatsApp Image 2022-01-13 at 11.08.22 WhatsApp Image 2022-01-13 at 11.08.22 (1) WhatsApp Image 2022-01-13 at 11.08.21 WhatsApp Image 2022-01-13 at 11.08.16 WhatsApp Image 2022-01-13 at 11.08.15 WhatsApp Image 2022-01-13 at 11.08.12 WhatsApp Image 2022-01-13 at 11.08.11 WhatsApp Image 2022-01-13 at 11.08.18
<
>

Nga ana tjetër, përkrahës të Bashës, iu përgjigjën protestuesve duke hedhur një lëndë, ende e papërcaktuar. Mësohet se Berisha, do të merret në pyetje si person që ka dijeni për rrethanat e hetimit dhe për atë çka ka ndodhur jashtë selisë së PD-së, nga prokurori i çështjes, Elio Mazrekut, që ka kryer të gjitha hetimet në selinë e PD-së. Po ashtu, sot në pyetje ne orën 12:00 do të merret edhe deputeti i PD-së, Flamur Noka, që po hetohet në gjendje të lirë, pasi ishte ai që njoftoi zyrtarisht policinë se në 8 janar do të mbahej një protestë para selisë së PD-së.
Noka do të pyetet nga Mazreku për mënyrën se si do të organizohet protesta dhe nëse kishte dijeni për skenarët e dhunës që ndodhën. Kujtojmë se i vetmi që është shprehur i hapur publikisht për t’iu përgjigjur thirrjes së prokurorisë për të dëshmuar ka qenë ish-kryeministri Sali Berisha.

Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.