AKTUALITET

Video/ Zjarr në një banesë në Vlorë, humb jetën 55-vjeçari

09:45 - 13.01.22 gsh
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Gjithçka e shkrumbuar. Këto janë pamjet e rënda që vijnë nga banesa në Vlorë, që u përfshi nga flakët, ku për pasojë një 55-vjeçar humbi jetën.




Ngjarja ndodhi në lagjen “Rilindja”, rreth orës 06:20 të mëngjesit të sotëm. Gazetari Enrik Mehmeti raporton për Balkanweb se bëhet fjalë për shtetasin Gjergji Beqiri, i cili jetonte i vetëm në këtë banesë në katin e parë të një pallati të vjetër në qytetin bregdetar, ndërkohë që vuante nga sëmundje të shëndetit mendor. siç shihet edhe nga pamjet, gjithçka është përpirë nga zjarri, ndërsa ka qenë e pamundur që 55-vjeçari të nxirrej i gjallë prej aty.

Kanë qenë fqinjët e tij ata që kanë njoftuar policinë dhe zjarrfikësen, kur panë se nga kati i parë i pallatit po dilte tym.


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.