Kryesore

COVID-19 në Greqi/ Indetifikohen 19.772 persona të infektuar dhe 72 viktima gjatë 24 orëve të fundit

18:04 - 14.01.22 gsh
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Ministria e Shëndetësisë në Greqi, ka treguar se gjatë 24 orëve të fundit janë shënuar 19.772 persona të infektuar me COVID-19.




Nga ana tjetër, për fat të keq, nuk e kanë fituar betejën me virusin 72 qytetarë. Në njësinë e kujdesit intensive, janë vendosur 679 pacientë.

Kujtojmë se dje, e enjte, më 13 janar, janë shpallur 20 409 raste dhe 80 të vdekur, ndërsa me intubacion janë trajtuar 664 pacientë. Një javë më parë, të premten, më 7 janar 2022, u raportuan 29.334 raste dhe 78 vdekje, ndërsa 632 pacientë u trajtuan me intubacion.

Numri i pacientëve të trajtuar me intubacion, siç u përmend më lart, është 679 (60,1% meshkuj). Mosha mesatare e tyre është 65 vjeç. 79.5% kanë sëmundje bashkëshoqëruese dhe janë mbi 70 vjeç. Nga pacientët e intubuar, 565 (83,21%) janë të pavaksinuar ose pjesërisht të vaksinuar dhe 114 (16,79%) janë plotësisht të vaksinuar.

 


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.