Kryesore

Gabimet që duhet të evitoni gjatë larjes së fytyrës

11:45 - 15.01.22 gsh
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Mbi larja




Siç thamë larja është e rendësishme, por nëse e teproni mund të shkaktoni yndyrosje të lëkurës apo tharje të saj. Proporcioni i duhur është dy herë në ditë. Fillimisht në mëngjes e më pas para se të flini duke hequr makeup-in.

Shplarja me ujë të nxehtë

Shpëlarja e fytyrës me ujë të nxehtë mund të jetë shumë relaksuese sidomos në dimër, por kjo teknikë mund të shkaktojë tharjen e lëkurës. Edhe nëse përdorni ujë shumë të ftohtë shkaktoni irritim. Opsioni më i mirë është të perdorni ujë me temperaturë të ambientit.

Të mos hiqni fillimisht makeup-in

Larja bën pjesë në pastrimin e fytyrës, por fillimisht duhet të hiqni makeup-in e më pas ta lani atë. Kështu larësit tuaj mund të veprojnë më thellë në lëkurë. Tregohuni të butë në pjesën e syve. Mos flini asnjëherë pa hequr makeup-in. ajo mund t’i shaktojë shumë dëme lëkurës suaj.

Përdorimi i larësve të gabuar

Shumica përdorin lërës fytyre për këtë proces, por nuk arrijnë të zgjedhin atë më të përshtatshmin për llojin  elëkurës. Rezultati është që më tepër e dëmtoni lëkurën sesa i bëni mirë. Mos përdorni asnjëherë një larës me përmbajtje sapuni sepse mund të largojë edhe vajërat e domosdoshëm të lëkurës duke shkaktuar acarim. Ato me lëkurë delikate duhet të përdorin larës me përbëje çaji jeshil.

Mos shpëlarja e duhur

Përdorimi i larësve është shumë i mirë, por duhet të siguroheni që ta largoni atë më pas. Sigurohuni të largoni pjesën e mbetur në fillimin e pjesëve të flokut, afër veshëve, poshtë mjekrës apo anës hundës. Larësi i mbetur mund tw tërheqë shumë papastërti dhe baktere.

Scrub i papërshtatshëm

Scrub-i është shumë i rëndësishëm sepse largon qelizat e vdekura të lëkurës, përmirëson tonin e saj dhe e bën të duket më e shëndetëshme.  Shumica prej nesh gabojnë në mënyrën e aplikimit të tij. Mbi-përdorimi i tij ose mos-përdorimi shkaktojnë dwm nw tw njwjtin nivel. Duhet ta përdorni një deri në dy herë në javë duke përdorur një scrub delikat. Koha më e mirë është para se të flini, sepse ndërsa jeni në gjumë lëkura fillon të krijojë qeliza të reja.

Larja me duar të papastra

Shumë njerëz fillojnë të lajnë fytyrën pa larë fillimisht duart. Ndaloni së bëruri këtë gjë nëse doni të keni një lëkurë të shëndetshme. Kur ju bëni këtë gjë, papastërtia e duarve kalon në lëkurën e fytyrës . kjo do t’ju dy-fishojë punën. Sigurohuni që duart tuaja janë të pastra para se të filloni të lani fytyrën.

Fërkimi me peshqir

Shumica prej nesh fërkojnë lëkurën në mënyrë paksa të dhunshme pasi përfundojnë me larjen e saj. Kjo shkakton acarim dhe largimin e vajrave natyral të lëkurës. Kjo hedh poshtë të gjithë mundimin që bëtë për ta laë fytyrën siç duhej. Përdorni një peshqir të butë, i cili duhet të jetë vetëm për fytyrën. Vetëm vendoseni mbi fytyrë në mënyrë që të përthithë ujin dhe mos e fërkoni mbi të.

Zbutja e lëkurës.

Shumica prej nesh mbas larjes dhe tharjes së fytyrës, e lënë me aq këtë proces. Në fakt fill pas larjes ju duhet të aplikoni një krem hidratant për t’i rikthyer asaj butësinë natyrale. Kjo do të maksimizojë edhe absorbimin e tij nga poret duke qënë se ato janë të sapopastruara.

Burimi: Women’s Health

 


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.