Kryesore

Lëkundjet e tërmetit, raportohet për dëme në disa pallate në Pukë

07:15 - 15.01.22 gsh
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Disa pallate janë dëmtuar si pasojë e lëkundjeve të tërmetit që u ndje në vend. Lajmi është konfirmuar nga burime zyrtare të bashkise së Pukës, sipas së cilës edhe ne spitalin e qytetit jane shënuar plasaritje dhe rënie suvash.




‘Informacion paraprak. Pak minuta më parë Puka ka përjetuar një lekundje të fortë sizmike.

Termeti që kishte epiqendren pranë Pukës, ka qenë i shkallës 4.7 ne thellësinë 2 km.

lg.php.gifBashkia Puka po nderlidhet për pasojat e kësaj situate. Deri tani nuk kemi informacione për pasoja fatale, ndërkoh që janë porositur administratorët dhe krepleqt e fshatrave të interesohen për pasoja të mundshme pas kësaj situate.

Deri tani janë konstatuar deme tek disa pallate tek lagjia e muzeut, dhe 5 pallatet, ku sipas raportimit të banorve ka plasaritje, nderkoh janë të dukshme demtimet në oxhaqet e pallateve.

Plasaritje dhe renje suvash ka dhe në spitalin e qytetit.

Inkurajoim të gjithë banorët të rimarrin veten me shpresen se nuk do kemi paslekundje dhe për çdo shqetësim të informojnë në numrat pa pagesë 128 ose 129.’ thuhet në njoftim.


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.