Kryesore

Si po ecën marrëdhënia me Alvisën? Bashkimi tregon planet e tyre për të ardhmen

15:59 - 15.01.22 gsh
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Alvisa dhe Bashkimi janë çifti i parë i këtij edicioni të “Për’puthen” që dolën së bashku nga emisioni, për të vazhduar marrëdhënien e tyre jashtë.




Megjithëse u deklaruan për njëri-tjetrin dhe shkëmbyen para publikut puthje në buzë, ata habitën së fundmi me disa deklarata ju shpreheshin se nuk e quanin veten çift.

Alvisa dhe Bashkimi sqaruan se janë ende në njohje e sipër, ndërsa në një intervistë për “Prive”, ky i fundit ka folur më shumë për marrëdhënien e tyre.

Ai ka treguar se për momentin po qëndron në Mitrovicë, madje intervistën e ka zhvilluar në shtëpinë e tij. Megjithatë, ish-konkurrenti i “Për’puthen” ka pranuar se e ka vizituar shpesh Tiranën për të takuar Alvisën.

Bashkimi tregoi se i ka kërkuar Alvisës të mos nxitohen pasi kanë të gjithë kohën e nevojshme të njihen jashtë, pa kamera.Ata kanë kontakte edhe me familjet e njëri-tjetrit, ndërsa përsa i përket planeve për të ardhmen, kanë biseduar që të qëndrojnë në Tiranë.

Bashkimi u shpreh se e kupton pjesën që Alvisa nuk dëshiron të shkëputet nga jeta e saj, teksa pranon se ai vetë është ambientuar po ashtu me Tiranën, ndaj s’do ta kishte të vështirë.

Për më tepër, ai tregoi se në shtëpinë e tij në Mitrovicë kishte tashmë edhe një dhomë për Alvisën. Pra, duket se gjërat mes tyre po shkojnë mirë.

 

 


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.