Kryesore

Tërmeti me magnitudë 4.7, dëme në shumë objekte në Pukë/ Lëkundjet sizmike kanë vijuar edhe gjatë natës

07:50 - 15.01.22 gsh
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Tërmeti i mbrëmjes së kaluar ka shkaktuar dëme në shumë objekte në Pukë. Gazetari Armir Mehaj raportoi se lëkundjet e tërmetit kanë shkaktuar plasaritje në godinën e spitalit të Pukës dhe po kështu janë plasaritur dhe disa pallate.




Dëmtime nga lëkundjet sizmike raportohen edhe në oxhakët e pallateve, por nuk dihen ende dëmet që mund të jenë shkaktuar në banesa private në fshatrat e Pukës. Tërmeti me magnitudë 4.7 të shkallës Rihter e kishte epiqendrën në fshatin Lumbardhë të Bashkisë së Fushë-Arrësit.

Lëkundjet sizmike kane vijuar edhe gjatë natës pas asaj më të fuqishme të orës 22:37.

 


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.