Kryesore

Basha flet për 8 janarin nga Fieri: Traumatike, koha të lëmë hijet e së shkuarës pas

12:43 - 16.01.22 gsh
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Basha ka folur ditën e sotme nga Fieri për protestën e 8 janarit. Duke e cilësuar si një ngjarje traumatike për demokratët, ai është shprehur se ka ardhur koha që të lihen pas hijet e së shkuarës.




“Jam thellësisht mirënjohës për praninë në këtë sallë të themeluesve të PD, në të gjitha degët e Fierit, të atyre që në ditët më të vështira, por edhe në ditët më të bukura, të kohërave më të çmendura, por edhe kohërave të mendimit më të pastër, të ndryshimit të madh 90-91 janë sot këtu krah për krah bijave, nipërve e mbesave të tyre.

Ju them nga zemra faleminderit. Faleminderit për praninë tuaj në këtë takim, që ka një rëndësi të veçantë dhe është domethënës, sepse është i pari që zhvillojmë pas një ngjarjeje traumatike për demokratët, shqiptarët, sic ishte ajo e 8 janarit.

Me praninë tuaj, me zërin që ushton, me sytë plot shpresë nga e ardhmja që kemi vendosur të ndjekim, duke lënë pas hijet e të shkuarës, nga Fieri oshtinë sot mesazhi se zgjedhim të ardhmen për veten tonë, për partinë tonë dhe për familjen tonë politike”, tha Basha.

 


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.