Kryesore

Nesër Erdogan në Shqipëri/ Nga inagurimi i shtëpive në Laç, tek xhamia e Et’hem Beut, ja agjenda e vizitës

12:53 - 16.01.22 gsh
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Presidenti turk, Erdogan do të vizitojë nesër vendin tonë për një vizitë zyrtare. Vizita do të nisë nga Laçi, ku shteti turk ka rindërtuar disa shtëpi të dëmtuara nga tërmeti i 26 nëntorit. Ndërkohë është publikuar edhe agjenda e takimeve që Erdogan do të ketë ditën e nesërme në Shqipëri.




 

AGJENDA E VIZITËS SË PRESIDENTIT TË REPUBLIKËS SË TURQISË

SH.T.Z. RECEP TAYYIP ERDOĞAN

E hënë, 17 janar

09.25 – Ceremonia e pritjes, Aeroporti “Nënë Tereza” – Regji

10.05 – Vizita e Presidentit të Republikës së Turqisë në një prej shtëpive të rindërtuara pas tërmetit të 26 Nëntorit në Laç. Regji + Foto zyrtare

10.20 – Ceremonia e dorëzimit të shtëpive të ndërtuara pas tërmetit në Laç – Regji

Ceremonia e emërtimit të sheshit në Laç me emrin e Presidentit të

Republikës së Turqisë

13.00 – Takim midis Presidentit të Turqisë Sh.T.Z. Recep Tayyip Erdoğan

dhe Kryeministrit të Shqipërisë, Sh.T.Z. Edi Rama. Plane + Foto zyrtare

15.00 – Nënshkrimi i marrëveshjeve dhe konferenca e përbashkët për shtyp – Regji + gazetarë

(Vendi: Holli i COD)

Gjuha: Shqip, përkthim simultan shqip-turqisht

16.00 – Ceremonia e inaugurimit të xhamisë së Et’hem Beut – Regji

17.00 – Përshëndetja e Presidentit të Republikës së Turqisë në Kuvendin e Shqipërisë – Regji

18.00 – Nisja drejt aeroportit të Rinasit


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.