AKTUALITET

Zhduket 16-vjeçarja në Vlorë, familjarët: Kemi 24 orë pa asnjë kontakt

10:21 - 16.01.22 gsh
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Një 16-vjeçare nga Vlora është denoncuar e humbur nga familja e saj. Kanë qenë familjarët e vajzës, që kanë denoncuar se e mitura kishte më shumë se 24 prë që ka humbur kontaktet me familjen.




Këta të fundit bëjnë të ditur se 16-vjeçarja e quajtur Eliza Tozaj, është zhdukur që prej ditës së djeshme. Familjarët thonë se ajo është e veshur me xhinse te zeza, xhup të zi me kapuç dhe bluzë golf ngjyrë vishnje.

Ndërkohë autoritetet po punojnë për gjetjen e saj.

“Më datë 15.01.2022, shtetasja  E. T.,  ka  kallëzuar se më datë 14.01.2022, i është larguar nga banesa , vajza e saj e mitur 16 vjeçe. Punohet për gjetjen e saj”, thuhet në njoftimin e policisë.


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.