Kryesore

Noka kundër propozimeve të PD: Komisioni i Rithemelimit, organi i vetëm vendimmarrës i partisë

16:53 - 17.01.22 gsh
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Pas Oerd Bylykbashit dhe Edmond Spahos, ishte deputeti Flamur Noka ai i cili shpërtheu në akuza ndaj kryedemokratit Lulzim Basha duke debatuar edhe kryeparlamentaren Lindita Nikolla.




Noka u shpreh se Komisioni i Rithemelimit Partisë Demokratike është i vetmi organ që merr vendime në këtë parti i dalë nga Kuvendi ii 11 dhjetorit. Noka u shpreh me tone të ashpra ndaj kryedemokratit Basha duke e akuzuar atë se është marrë peng nga regjimi i Edi Ramës.

“E kuptojmë që ju jeni e pafajshme në këtë gjë pasi keni marrë urdhër nga shoqata e bunkerëve e bravave, e kuptoj se ju duhet një shoqatë e tillë sepse në këtë mënyrë ju mendoni se do ta fusni në thes opozitës dhe do të shuani pluralizmin Deputetët nuk janë peng pavarësisht se ju keni marrë kreun e kësaj shoqate peng.

Ju bëj me dije se me shkresën drejtuar juve, Komisioni i Përkohshëm i Rithemelimit të PD, si organ i vetëm nga Kuvendi Kombëtar ka marrë vendime. Është shkarkuar çdo institucion e drejtues të PD-së. Deri me 22 mars PD përfaqësohet vetëm nga ky Komision. Kuvendi mori vendimin edhe për një referendum. Ju ka ardhur shkresa me firmë dhe me vulë.  Ju komunikoj se ka vetëm një organ statuor në PD që është Komisioni i Rithemelimit. Pengut mund t’i ndërtoni bunker edhe këtu edhe në Surrel.

 


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.