Kronikë

SPAK njerr urdhrin/ Policia sekuestron dokumentacione me vlerë milona euro

16:29 - 17.01.22 gsh
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Policia e Elbasanit ka bastisur me urdhër të SPAK zyrat e firmës së Vëllezerve Hysa.




Burimet thanë se pak ditë më parë, janë bastisur zyrat e firmës Vellezerve Hysa, që merret me ndërtimin e veprave rrugore.Nje kontrrolli është kryer me kerkesë të Prokurorisë së Posaçme kundër Krimit të Organizuar dhe Korrupsionit.Për shkak se SPAK ka nisur një hetim në lidhje me kete firmë.

Firma Vellezerit Hysa ka qene edhe me pare e hetuar per disa vepra madhore qe jane kryer ne territorin e Shqiperisë, madje administratori i kesaj firme ka qene edhe i arrestuar kohe me pare për abuzimet në investimin e kryer në aksin Elbasan-Gjinar.

Policia gjatë basstisjes ka sekuestruar një numër të madh dokumentacioni që ka të bëjë kryesisht me investime që arrijnë miliona euro.Ajo që vlen për t’u përmendur në këtë rast është se Prokuroria e Posaçme SPAK, që të krijojë besimin e qytetarëve se drejtësia është duke funksionuar, duhet të kthejë sytë edhe tek firma të tjera që merren me fushën e ndërtimit por edhe koncensioneve, të cilat kanë marrë me qindra miliona euro nga paratë e taksapaguesve shqiptarë, por kanë abuzuar me to.

Prokuroria nisi të hetonte për abuzimet në këtë aks ër shkak se 10 vjet pas nisjes së punimeve për 23 kilometra rrugë mes Elbasanit dhe Gjinarit, ajo nuk përfundoi asnjëherë dhe pjesë të ndryshme të rrugës janë dëmtuar nga rrëshqitja pas punimeve të kryera në të.

Prej shtatorit 2018, Gjykata e Elbasanit ka zhvilluar një seri me seanca gjyqësore ndaj të akuzuarve. Gjatë procesit janë thirrur dëshmitarë të akuzës, ekspertë që kanë firmosur aktekspertimin si dhe vetë të akuzuarit që kanë ngritur pretendimet e tyre duke sulmuar dokumentin bazë, me të cilin janë ngritur akuzat ndaj tyre, një aktekspertimi të porositur nga prokuroria Elbasan.

Nën akuzë ishin edhe tre administratorët e kompanive “Arifaj shpk” dhe “Vëllezërit Hysa Shpk”, Rezarta Bokçiu, Agron Hysa dhe Kujtim Hysa si dhe kompanitë e përfaqësuara prej tyre, por çështja ndaj tyre u pushua në një proces paralel. Administratorët akuzoheshin për “vjedhje duke shpërdoruar detyrën në bashkëpunim”.

Kompaninë kompaninë Vëllezërit Hysa e ka denoncuar edhe Partia Demokratike ne shtator te vitit 2019 per tunelin e rruges Kardhiq-Delvine.

Ja cfare dekaronte Jorida Tabaku asokohe: “Në mënyrë që të fitonin dy tenderat njëkohësisht, 40 milion euro, me bashkëpunimin kriminal të Sonila Qatos, kompania “Vëllezërit Hysa” përdorën kompani të tjera, duke fshehur identitetin ne tenderin e Kardhiq – Delvinës.

Kompanitë që ka përdorur për mashtrim janë Sulova dhe IRCOP, një degë e kompanisë italiane, e hapur pak ditë para tenderit. Dokumentat tregojnë se ato kanë të njëjtën adresë, të njëjtët numra telefoni me kompaninë Vëllezërit Hysa. Ato drejtohen nga të njëjtët njerëz, që punojnë për Vëllezërit Hysa. Kjo është e njëjta skemë mashtrimi si tek Unaza e Re me DH ALBANIA”.

 


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.