Kosova

COVID-19 në Kosovë/ Indetifikohen 720 raste të reja dhe asnjë humbje jete gjatë 24 orëve të fundit

13:16 - 18.01.22 gsh
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Ministria e Shëndetësisë në Kosovë ka publikuar të dhënat e fundit të COVID-19 atje.




Në 24 orët e fundit, janë regjistruar 720 persona të infektuar. Nga ana tjetër, nuk është regjistruar asnjë viktimë nga virusi. Sa i përket të shëruarve janë 159, ndërsa në total, që prej fillimit të pandemisë janë 158.909.

Njoftimi i Ministrisë së Shëndetësisë:

18 Janar 2022: Ministria e Shëndetësisë, sipas të dhënave nga Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës, informon:
Në 24 orët e fundit janë dhënë 5.478 doza të vaksinës kundër COVID-19.

Prej fillimit të vaksinimit në të gjitha qytetet e Kosovës janë dhënë 1.722.865 doza të vaksinës.
Deri më sot 797.229 qytetarë janë vaksinuar me dozën e dytë.

Deri më sot janë dhënë 36.925 doza përforëcuese dhe 2.182 doza të treta të vaksines kundër COVID-19.

Nga 4.785 testime, 720 qytetarë kanë rezultuar pozitiv me virusin COVID-19.

Gjatë 24 orëve të fundit, është shënuar 1 rast i vdekjes.

Sot janë shëruar 159 qytetarë, derisa numri i përgjithshëm i të shëruarve është 158.909.

Në total numri i rasteve aktive është 5.678.
Të dhënat e detajuara mund të i gjeni në linkun:https://datastudio.google.com/…/2e546d77…/page/MT0qB

Mbani maskat!

Respektoni distancën!

Mbani higjienën!

 


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.