SPORT

Duro në krah të Shkëmbit: Ky është realiteti shqiptar, Dinamo u penalizua

18:33 - 18.01.22 gsh
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Në futbollin shqiptar, në këtë format me dhjetë ekipe, është shumë e vështirë të parashikosh, kjo u vërtetua edhe në këtë fillim viti ku nuk munguan rezultatet surprizë. Ndryshime ka sjell dhe tregu i transferimeve, duke e bërë edhe më interesant pjesën e mbetur të sezonit.




Shpëtim Duro, tekniku i mirënjohur, i ftuar në “News24” në emisionin “Sport News” analizoi javën e 16-të, ku fillimisht u ndal te klasikja e futbollit shqiptar, Tirana-Vllaznia. Duro pohoi se shkodranët janë një ekip shumë kompakt, shumë i investuar, madje për të problemi më i madh është fryrja e grupit, por ekipi i Brdariç do të jetë aty, në garë për titullin kampion.

Duro u ndal edhe tek Partizani, ndryshimet që bënë të kuqtë në staf dhe organikë, ndryshime që paktën një imapkt pozitiv, por një ndeshje nuk mjafton për të thënë se deri ku mund të shkoj ky ekip.

Tekniku kryeqytetas analizoi edhe sfidën Kukësit-Dinamo, një ndeshje që u shty dhe u shoqërua me polemika të cilat i vazhdojë edhe Bledi Shkëmbi në konferencë për shtyp duke bërë ironi me teknikun italian, për Shkëmbin, Longo sheh shumë filma me spiunë e partizani duke qenë larg realitet shqiptar.

Partizani – “Partizani e ka pasur potencialin dhe në fazën e parë, por nuk ka marrë rezultatet e duhura. Ndryshimet janë të pashmangshme kur nuk merr rezultate.  Për sa i përket Partizanit, periudhe e janarit është e vështirë përsa i përket lojtarëve të lirë.  Partizani ka marra disa futbollistë që njihen në tregun shqiptar.

Rikthimi i Bitrit që ka kontribuar sezoni e kaluar. Është futbollist që ka luajtur mirë. Kallaku i huazuar,  që dihen vlerat e tij. Ka marrë dhe Skukën, një futbollist interesant. Njihet në tregun shqiptar. Një futbollist që Partizani ata pozicion nuk ka pasur lojtarë që kanë bërë mirë.”

Dinamo – “Ngelet për t’u parë. Dinamo patjetër që ka marrë një lojtar si Sabien Lilaj. Dihen vlerat e tij. Me përvojën e tij, do ndihmoj ekipin në mesfushë. Rexhinaldo ka cilësi dhe vlera. Ka marrë dhe një brazilian që e njoh tek Drenica. Mbetet për tu parë. Duhet parë sesi ingranohet Rezhinaldo. Dinamo na ndeshje deçisive, me Kukësin dhe  Partizanin. Nëse këta futbollistë nuk përshtaten atëherë nuk vlen.”

Afrimet – “Te Partizani 3 afrimet janë pozitive. Largimi i Mustës ishte I çuditshëm . Ka luajtur stabël tek Partizani. Ai ka qenë lojtar stabël. Do ti bëjë punë Kukësit. Mendoj që skuadrat do jenë po ato, pavarësisht zhurmës në merkato. Tirana është po ajo skuadër. E ka pasur të domosdoshme prej dëmtimit të Ngosë.”

Ka bërë mirë me Da Silvën. Vllaznia është po ajo skuadër. Nuk do ketë shumë ndryshime. Kastrioti ka bërë afrime interesante. Kanë afruar 2-3 lojtarë që bëjnë punë dhe e kanë treguar që ndeshjen e djeshme.”


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.