SPORT

Robinjo përballet nesër me gjyqin në shkallë të tretë për akuzën e përdhunimit në grup të një shqiptareje

23:47 - 18.01.22 gsh
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Ish-lojtari i Real Madridit, Milanit do të përballet nesër me gjyqin në shkallë të tretë për shkak të akuzës për përdhunim në grup të një shqiptareje. Sulmuesi brazilian u kushtëzua të ndërpriste kontratën me Santosin, për arsye se u dënua me 9 vite burg për abuzim seksual në Itali me një shtetase me origjinë shqiptare në vitin 2013 kur Robinjo, aktivizohej në radhët e klubit të Milanit.




Braziliani ka një mundësi të re nesër për të treguar pafajësinë e tij për çështjen që e dënoi në shkallë të parë dhe të dytë me nëntë vite burg. Robinjo u dënua në shkallë të dytë, megjithëse tani do të ketë një proces të ri.

Nëse shpallet fajtor, ekstradimi nuk do të ishte i thjeshtë. Avokatët e tij bënë një apel për të ndryshuar vendimin e gjykatës së mëparshme dhe për të kërkuar lirimin e tij. Nëse ai nuk shpallet i pafajshëm, ka mundësi që Italia të kërkojë ekstradim, diçka e ndërlikuar për shkak të ligjit brazilian, i cili nuk lejon ekstradimin e vendasve. Pritet me mjaft kuriozitet të mësohet se si do të shkojë séanca e nesërme.


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.