BOTA

Horror në një shtëpi në Teksas: Tre adoleshentë gjenden të vdekur, dyshimet e para

20:02 - 19.01.22 gsh
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Autoritetet e qarkut Harris kanë lëshuar disa detaje të reja pasi tre adoleshentë u gjetën të vdekur brenda një shtëpie në Crosby, Teksas të martën pasdite.




Sipas mediave të huaja, ata u gjetën pa shenja jete, nga një anëtar i familjes.

Sherifi i qarkut Harris Ed Gonzalez tha se dy adoleshente femra dhe një adoleshent mashkull u gjetën brenda shtëpisë.

Është e paqartë nëse adoleshentët ishin nga zona.

Gonzalez tha se informacionet paraprake të zbuluara, japin indicie se mund të jetë një vrasje e dyfishtë-vetëvrasje.

Gonzalez shtoi se zyrtarët nuk e dinë lidhjen e adoleshentëve.

Ai shtoi se dy mund të jenë të lidhur, dhe një person tjetër mund të jetë i përfshirë.

Motivi i të shtënave është i paqartë për momentin dhe zyrtarët nuk kanë dhënë identitetin e adoleshentëve, pasi hetimet vazhdojnë.

Një fqinj me të cilin foli FOX 26, Big Rob, ka jetuar aty pranë për shtatë vjet. Ai ka thënë se kurrë nuk vuri re ndonjë gjë të pazakontë në shtëpi.

“Ata janë njerëz shumë të mirë me sa di unë”, tha një fqinj. “Nuk do të mendoja se do të ndodhte diçka e tillë”.

 


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.