AKTUALITET

A janë djegur eshtrat e Mehmet Shehut? Ja çfarë thotë ish-kryehetuesi

09:06 - 19.01.22 gsh
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Në krye të hetuesisë së përgjithshme në fillimin e viteve ’80 Qemal Lame ka rrëfyer në një lidhje në emisionin “Opinion” historinë dhe disa nga pikëpyetjet që veshin ende në mister vdekjen e ish-kryeministrit shqiptar Mehmet Shehu. Ai hedh dyshime se eshtrat e Shehut mund të jende djegur, ndërsa tregon këtë bisedë me kreun e sigurimit, Zylyftar Ramizi:




Në tetor të vitit 1982 në tetë të darkës më ka ardhur në zyrë Zylyftar Ramizi. Kishte rreth 3 muaj në detyrë. Më tha kam një problem: Dua nga ana jurdidike të më ndihmosh. Dua të mbetet mes nesh.

Thashë ligjet janë për të gjithë, jo vetm për ne.

Me tha: Në rast se një kufomë spërkatet me acid, zhduket?

I thashë nuk e kuptoj, ke pyetje apo diskutim.

Jo tha kështu në mënyrë të përgjithshme. Në mënryë të përgjithshme, po them që acidi nuk mund të përdoret për kufomat, por në rast se do të përdoret, I thashë që acidi dëmton tupin, indet, por nuk i zhduk. Nuk hyn dot në kocka nuk i shkatërron.

Me djegie është më mirë tha, kur digjen. I thashë: përse e ke fjalën? Është një rast shumë i veçantë, por nuk mund të them më shumë se më ikën koka…

Unë këtë rast e mora si mendim të përgjithshëm, por kur mora vesh që kufoma e Mehmet Shehut ishte zhvarrosur m’u kujtua ky episod. Përgjigja më e mirë nëse  është vrarë apo e varanë ishte autopsia. Tjetra është ADN. Në rast se kufoma është djegur ADN nuk do të përgjigjet me ato eshtra që janë aktualisht. Në rast se nuk bëhët ADN do të thotë që për këtë process vazhdon cilësimi i vjetër. Në rast se ADN përkon me eshtrat kemi të bëjmë me analizën logjike kriminalistike.

 


Shfaq Komentet (1)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

  1. Kur behen pazare me fatin e ish kryeministrit te Shqiperise ne ato vite ku vete qeveria ishte ajo qe te vriste, te zhdukte, te hidhte per interesat e veta neper bote, kurse familjareve I servirnin nje kufome tjeter, ku askush nuk merte guximin per te kundershtuar, sepse e dinin se cfare i priste, mjer ata qe I kane perjetuar keto ngjarje, shkaterrim nervash dhe pasoja ne shendetin e te gjithe familjareve, te cilet vuajten nga semundje shume te renda, derisa mbyllen syte te mbushura me lot nga dhimbja e femijes se tyre. Keta jane kriminelet e atij sistemi, qe nje post shteteror, sajuan nje vdekje politike, per te mare pushtetin pa u votuar. Keto veprime ne gjuhen tone, quhen pushtlleqe dhe maskaralleqe, te cilat i paguajne shume shtrenjte. Zoti i denofte te gjithe ata qe organizojne te tilla skenare, qe demtojne shume familjare.

    Përgjigju ↓