POLITIKË

“Non grata së shpejti nga SHBA”? Meta: Kam zero probleme me SHBA-të, po nëse ndodh, do të ishte një mesazh të mirë ndaj çdo politikani

22:48 - 19.01.22 gsh
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Presidenti Ilir Meta ka deklaruar se ai ka zero probleme me Shtetet e Bashkuara të Amerikës teksa u pyet se a mund të shpallet nongrata siç ndodhi me ish-kryeministrin Berisha.




Duke folur në ‘Opinion’, Meta tha se edhe nëse kjo ndodh, atëherë do të ishte një mesazh i mirë për sa kohë që është president sepse do të ishte mesazh i mirë edhe çdo kryeministër dhe për çdo kryetar shteti.

 

A mund të shpalleni nongrata ashtu si Berisha?

Do të isha shumë i zhgënjyer që kjo të mos ndodhte ndërkohë që unë jam president.  Kjo do të ishte një gjë shumë e mirë sepse do të ishte një mesazh shumë i mirë për çdo kryeministër e president. S’do më shqetësonte sepse Ilir Meta ka një raport të mrekullueshëm me SHBA-të dhe nuk ka asnjë problem me ligjet në SHBA, nuk ka paguar as në të zezë dhe as në të bardhë për të dalë në foto me presidentet e SHBA-ve. Ilir Meta ke zero probleme me SHBA.

Ju këto po ia drejtoni z. Basha dhe z. Rama?

Unë nuk përmenda asnjë emër. Nëse të tjerët flasin për Ilir Metën, Meta flet shumë qartë. Kanë ndonjë problem ata, e paguaj vetë biletën dhe shkoj atje, në FBI në CIA. T’ia ngrijnë asetet, Ilir Metës.

Mua më vjen për të qeshur për të gjitha këto. Ju e keni parë në media për këtë gjë, por nuk keni parë atë që i është thënë në mënyrë të qetë dhe të ndjeshme. Ilir  Meta nuk ia ka thënë asnjëherë SHBA që jeni ju pa jemi ne. Është Shqipëria e para, pastaj vini ju dhe vendet e tjera. Unë nuk bëj asgjë që lëndon Shqipërinë.


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.