Show-Bizz

Antonela i doli në mbështetje Beatrixit: “Nuk jam e pështirë si ata pseudovipa për ca followers”

20:13 - 20.01.22 gsh
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Ish-konkurrentja e “Big Brother VIP” Antonela Berisha, ka shprehur në mënyrë të drejtpërdrejtë mbështetjen e saj ndaj konkurrentes ende në garë, Betarix Ramosaj. Kjo e fundit ndodhet në një pozitë të vështirë këtë javë duke qenë se ndodhet në nominim përballë dy konkurentëve tepër të fortë, të dashurit të saj Donald Veshaj dhe moderatores Einxhel Shkira.




 

Antonela fillimisht ka bërë ‘repost’ një foto të këngëtares me mbishkrimin: “Support Trixa. Miss you” (Mbështesim Trixën, më mungon)

 

Ky postim i saj ka nxitur reagimin negativ të ndjekësve, duke bërë që Antonela t’i kthej përgjigje duke bërë një deklaratë më të plotë në mbështetje të këngëtares.

“Njerëz, pse nuk merreni me faktin që ka disa banorë të stazhonuar në atë shtëpi që po vjedhin vrer ana anës për njerëz që rrinë gjatë gjithë ditës se sa merreni me faktin se kë suportoj unë! Themeluesit e shtëpisë jashtë. Fallsiteti në kulm, por fytyra po i del gjithkujt”- ka shkruar ajo në një story.

“Po shikoj gjykimin e publikut në mënyrë të padrejtë! Më kujtohet situata kur unë kisha një pëlqim për një person që publiku e shikonte çift me një vajzë tjetër… dhe e gjithë Shqipëria ishte kundër. Në momentin tim më të vështirë në shtëpi, ajo ishte e vetmja pranë meje. Dhe unë jam sot pranë saj”, ka vijuar Antonela në një tjetër story.

Ndërkohë që në një tjetër story shkruan: “Sa keq që nuk jam e pështirë si disa pseudovipa që përfitojnë nga situate që ta kenë mendimin njësoj si publiku dhe të fitojnë ca followers”

Në lidhje me gjithë situatën ka reaguar dhe mamaja e Beatrix, e cila përmes një postimi në Instastory ku i shkruan Antonelës:” I love you” , (Të dua).


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.