Kronikë

Hidhet në erë makina e një personi me precedent të mëparshme penale, ja çfarë thotë policia

20:50 - 20.01.22 gsh
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Automjetit të shtetasit Lirim Tali i është vendosur lëndë plasëse.




Bëhet me dije se lënda ka shpërthyer dhe se makina është dëmtuar pjesërisht.Bëhet me dije se Lirim Tali është i dënuar për drogë.Makina ka qenë e parkuar pranë banesës së tij. Ndërkohë grupi hetimor nën drejtimin e Prokurorisë ka nisur hetimet për identifikimin e autorëve dhe zbardhjen e plotë të ngjarjes

Informacion- Rreth orës 19:20, në fshatin Zallë të Krujës, në automjetin në pronësi të shtetasit L. T., që ishte i parkuar pranë banesës së tij është vendosur dhe ka shpërthyer një sasi e vogël lëndë plasëse dhe për pasojë automjeti është dëmtuar pjesërisht.

Grupi hetimor nën drejtimin e Prokurorisë, po kryen veprimet për identifikimin e autorëve dhe zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes.

Sqarojmë se pronari i mjetit, shtetasi L. T., është person me precedent të mëparshëm penal në fushën e trafikimit të narkotikëve, aktualisht me masë sigurie “Arrest në shtëpi”.

 


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.