Show-Bizz

Mesazh “kërcënues” për Donaldin dhe Beatrixën në rrjetet sociale, familjarët e Einxhel kërkojnë ndjesë

20:27 - 20.01.22 gsh
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

 




Një postim kërcënues për aktorin Donald Veshaj dhe këngëtaren Beatrix Ramosaj u publikua në rrjetin social “Instagram”, të Einxhël Shkirës. Kjo ka sjellë reagimin e menjehershëm të familjes së saj, e cila ka kërkuar ndjesë.

Moderatorja ka pasur debate të forta ditët e fundit me Donaldin dhe Beatriksën. Ajo fajëson çiftin për eliminimin e Dj Dagz nga shtëpia, pas një nominimi të papritur. Ai dhe Einxhel mbetën të fundit në zinxhirin e shpëtimit dhe dolën në televotim, ku publiku votoi për të dalë Dagzin.

Einxhel është shprehur se nuk do ta falë Donaldin dhe Beatriksën që nuk shpëtuan artistin, duke u kujtuar se ata kanë qenë të afërt, madje një javë më parë Beatrix tha se “nëse Dagz del, do të dal dhe unë”.

Mesa duket një fans i moderatores ka bërë një postim që nënkupton se ajo do t’ia dalë të nxjerrë nga shtëpia dy artistët. Postimi në “InstaStory” është fshirë më pas, dhe në një sqarim, familjarët e Einxhel kërkojnë ndjesë dhe shprehen se ka qenë veprim i një ndjekësi ishte angazhuar së fundi në postimet për moderatoren.

Këtë javë në nominim është Donaldi, Beatrix dhe Einxhel. Kjo ishte zgjedhja e Arbrit, si kërkesa e “Vëllait të Madh” për të nxjerrë tre konkurrentë në nominim, pas hapjes së kutisë së Pandorës.


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.