Kronikë

Parandalohet krimi/ Kërcënoi me kallashnikov 39-vjeçarin, arrestohet i dënuari për vjedhje

21:37 - 20.01.22 gsh
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Kapet dhe vihet në pranga një shtetas, i dënuar më parë për vjedhje me anë të mashtrimit. Sekuestrohet arma e zjarrit tip kallashnikov, të cilën e mbante pa leje në banesë.




Shërbimet e Komisariatit të Policisë Nr. 5, pas marrjes së njoftimit së në lagjen Paskuqan Nr. 2, një shtetas kishte kanosur me armë zjarri shtetasin M. D., 39 vjeç, kanë shkuar menjëherë në adresën e dhënë. Falë veprimeve të shpejta hetimore, u bë e mundur kapja dhe arrestimi i autorit të dyshuar, shtetasit Sh. K., 36 vjeç, banues në Paskuqan 2, duke parandaluar përshkallëzimin e mëtejshëm të konfliktit.

Ky shtetas, gjatë natës, i ka dëmtuar mjetin dhe më pas ditën e sotme e ka kanosur me armë zjarri kallashnikov shtetasin M. D., banues në Paskuqan 2.

Gjatë kontrollit të ushtruar në banesën e tij, iu gjet dhe sekuestrua në cilësinë e provës materiale një armë zjarri kallashnikov.

Materialet hetimore i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Tiranë, për veprime të mëtejshme.


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.