AKTUALITET

Reshjet e dëborës përfshijnë Dibrën, ja akset rrugore ku rekomandohen zinxhirët

09:34 - 21.01.22 gsh
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Përkeqësimi i motit, shoqëruar me uljen e temperaturave ka sjellë reshje të dendura dëbore në qarkun e Dibrës. Reshje intensive të borës ka pasur dhe në qytetin e Peshkopisë si dhe zonat malore. Dëbora ka shtruar në rrugë, ndërsa në zonat e thella trashësia varion deri në 25 cm.




Situata e qarkullimit sa u përket akseve nacionale Peshkopi- Tiranë vijon pa probleme. Në akset Peshkopi-Kala e Dodës-Kukës; Peshkopi-Draj Reç-Kukës; Ura e Çerenecit-Steblevë-Librazhd, segmenti nga Ostreni drejt Steblevës kalimi duhet të bëhet me zinxhirë.

Mësimi ka nisur normalisht dhe nga informacionet që kemi, shkollat janë furnizuar me lëndë drusore për ngrohje. Ende nuk raportohen probleme në furnizimin me energji elektrike.


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.