AKTUALITET

Tronditet Kuçova/ Fqinji mbyt 64-vjeçaren dhe ia hedh trupin në kanal, shkak dyshohen konfliktet për disa borxhe

09:58 - 21.01.22 gsh
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Një 64-vjeçare është gjetur gjysmë e zhveshur dhe e hedhur në një kanal në Kuçovë. Bëhet fjalë për Fatime Suli, e cila ishte e mbuluar me gjethe. Në lidhje me këtë ngjarjeje është arrestuar  fqinji i saj Fetah Marra, 58 vjeç, i cili është marrë në pyetje nga Policia. Mësohet se ngjarja e rëndë ka ndodhur mbgrëmjen e së enjtes  në fshatin Kozarë të Kuçovës. Familjarët kishin njoftuar policinë për humbjen e 63-vjeçares. Dyshohet se gruaja vuante nga probleme të shëndetit mendor. Trupi i pajetë i të moshuarës është dërguar në morgun e Spitalit të Beratit. Nga rezultatet e autopsisë rezulton se shkaku i vdekjes ishte mbytja me duar. Pas kryerjes së veprimeve paraprake hetimore, dyshohet se një shumë parash e dhënë borxh mund të ketë qenë shkaku i vrasjes makabre të 64-vjeçares Suli nga duart e ‘borxhliut’ të saj, Fetah Narra.




Mësohet se e moshuara nuk u kthye në banesë si zakonisht, gjë që alarmoi familjarët, të cilët pas disa kërkimeve të tyre lajmëruan policinë. Kjo ka bërë që efektivët të vihen të kërkim të gruas, të cilën e kanë gjetur 1 orë pas nisjes së kërkimeve të hedhur në një kanal, të zhveshur nga mesi e poshtë dhe e mbuluar me gjethe në lagjen “Havaleas”, vetëm 1 km larg banesës së saj.

Nga kamerat e sigurisë u bë e mundur zbulimi i autorit të ngjarjes, Fetah Narra, 58 vjeç, i cili ishte komshi me 64-vje çaren. Dyshimet e para janë që gruaja të jetë mbytur me duar, ndërsa shkak të disa parave borxh që 58-vjeçari i kishte Sulit.

Fetah Narra ndodhet në polici, ku po jep dëshminë e tij për të zbuluar më shumë detaje mbi ngjarjen e rëndë.


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.