DOSSIER

20 VITE MË PARË/ Gazeta Shqiptare: Berisha: Për të rrëzuar qeverinë. PD: Të enjten hyjmë në kuvend

07:00 - 29.01.22 Gazeta Shqiptare
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

29 janar 2002 – Çfarë shkruante “Gazeta Shqiptare” dy dekada më parë.




 

  • DJE NË SHKODËR / Një çift i therur, e zbulon e bija

Misteri i një ekzekutimi të tmerrshëm. Isuf dhe Kudrete Sula, 55 e 48 vjeçe janë gjetur të përçundruar nga goditjet e shumta me çekiç në kokë dhe me fyt të prerë. Rrëfimi I fqinjëve dhe pistat e policisë. Trupat janë gjetur 12 orë pas vrasjes

 

  • Berisha: Për të rrëzuar qeverinë.

PD: Të enjten hyjmë në kuvend

 

  • Asnjë motiv nga ana e policisë. Komshinjtë: Ishin të qetë. Nuk kishin as para

Zbulohet çifti i masakruar

Vajza gjen prindërit me gurmaz të çarë

Masakër e mister në një apartament në Xhabije. Një maturantë në gjimnazin “28 nëntori” ka gjetur të atin dhe të ëmën me gurmaz të shqyer. Skena makabre është zbuluar rreth orës 16”00 të ditës së djeshme, ndërkohë që policia si të vetmen armë krimi mbi dyshemenë e mbuluar me gjak, ka gjetur një çekiç. Isuf dhe Kudrete Sula, përveç fytit të prerë, ishin përçudnuar nga goditjet e shumta që kishin marrë në kokë. “I kanë vrarë duke i goditur me sende të forta. Më pas i kanë therur” janë shprehur burime nga ekspertiza, pasi kanë mbërritur në vendngjarje. Lidhur me motivet e këtij krimi të tmerrshëm, policia ende nuk është prononcuar, duke pritur zbardhjen e plotë të tij.

 

 


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.