LAJMI I FUNDIT

“Shumica e partive të koalicionit mbështesin kandidatët e PD”, Salianji: S’do guxonin të shkonin në një grup “non grata”. Ja si e komenton bashkimin e LSI me Berishën

23:29 - 31.01.22 G.SH.
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Deputeti i Partisë Demokratike, Ervin Salianji, tha se shumica e partive që kanë qenë pjesë e koalicionit të 25 prillit do të mbështesin kandidatët e PD-së në zgjedhjet e 6 marsit.




Në një intervistë për “Opinion”, Salianji u shpreh se mbështet këtë deklaratë në ecurinë e negociatave që po zhvillohen, ndërsa tha se aleatët nuk do të guxonin të shkonin në një grup “non grata”.

Teksa komentoi bashkimin e Sali Berishës me LSI-së, deputeti i PD-së u shpreh se ajo është një parti më afër të majtës se të djathtës, pasi edhe në zgjedhjet e fundit garoi më vete.

Salianji: Nga negociatat që po zhvillohen shumica e partive që kanë qenë në koalicion do të mbështesin kandidatët e PD.

Fevziu: Zoti Duka dhe Shehi thanë që do t’i lënë të lirë votuesit e tyre të zgjedhin kandidatin që preferojnë…

Salianji: Asnjë prej aleatëve edhe nëse do të donin të shkonin me grupin e rithemelimit nuk do të guxonin të shkonin në një grup non grata.

Fevziu: Largimi i LSI ?

Salianji: Është e përhershme, një parti më afër të majtës se të djathtës, edhe në zgjedhjet e fundit garoi më vete.

Argumenti ishte që nuk mund të votojë një i majtë një parti të djathtë dhe anasjelltas. Ajo që nuk bëhej në zgjedhjet e 25 prillit po ndodh tani.


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.