LAJMI I FUNDIT

Zëdhënësja e PD-së publikon foton e ministres së Ramës me biznesmenin Pëllumb Salillari: Zonja e Doganave të japë llogari për takimet me oligarkët

21:13 - 31.01.22 G.SH.
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Zëdhënësja e Partisë Demokratike, Ina Zhupa, ka shpërndarë në “Facebook” një foto ku shihet ministrja Elisa Spiropali duke konsumuar një kafe me biznesmenin Pëllumb Salillari.




Në mbishkrimin e fotos, zëdhënësja e PD-së shkruan se ministrja duhet të japë llogari përpara qytetarëve në lidhje me takimet me oligarkët që gjallojnë fal klientelizmit të qeverisë së korruptuar.

Gjithashtu, Zhupa shton se shqiptarët duhet të braktisin të shkuarën dhe të korruptuarit dhe të zgjedhin të ardhmen.

 

Postimi i plotë i zëdhënëses së PD-së Ina Zhupa

“Zonja e Doganave” të shqetësohet për korrupsionin që varfëron familjet shqiptare dhe të japë llogari përpara qytetarëve për takimet me oligarkët, që gjallojnë falë klientelizmit të qeverisë më të korruptuar në Europë.

Rama është i korruptuar. Qeveria e tij është e korruptuar. Me këta në krye, Shqipëria nuk mund të ketë zhvillim. Shqiptarët duhet ta braktisin të shkuarën dhe të korruptuarit!


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.