AKTUALITET

Aksident i rëndë në Elbasan/ Makina përfundon në kanal, zjarrfikësit në tentativë për të nxjerrë shoferin dhe pasagjerët

09:58 - 01.02.22 G.SH.
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Një aksident i rëndë ka ndodhur ditën e sotme në Elbasan, ku një makinë ka përfunduar në lumin Shkumbin.




Policia tha se brenda mjetit ndodhet shoferi dhe disa pasagjerë. Në vendin e ngjarjes ndodhen edhe shërbimet e zjarrfikseve dhe po punohet për nxjerrjen e drejtuesit të mjetit dhe të pasagjerëve.

 

Elbasan/Informacion paraprak

Rreth orës 09:10, në aksin rrugor Elbasan-Librazhd, vendi “Kthesa e Murrashit”, ka dalë një mjet nga rruga dhe për pasojë ka rënë në Lumin Shkumbin. Në vendngjarje ndodhen shërbimet e policisë Elbasan dhe shërbimet e zjarrfikseve dhe po punohet për nxjerrjen e drejtuesit të mjetit dhe të pasagjerëve.

Grupi hetimor po punon për zbardhjen e rrethanave të aksidentit.


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.