LAJMI I FUNDIT

Akuzat e PD-së për fluturime me charter privat, përgjigjet Rama: Gjeni një përkthyes e mos shikoni vetëm fotografitë. Për pagesat e këtij udhëtimi imagjinar duhet…

14:49 - 01.02.22 K.K
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Kryeministri Edi Rama ka vijuar replikën e tij me akuzat e bëra nga selia e Partisë Demokratike, këtë herë për një udhëtim në Suedi për të cilin demokratët thonë se e ka bërë me charter privat.




Ishte deputetja Orjola Pampuri ajo që të martën iu drejtua sërish me disa pyetje për nje udhetim te kryeministrit ne Suedi ditet e fundit dhe e akuzoi se “ka shpenzuar mbi 790 mln euro për lukse gjatë 8 viteve në pushtet”.

“Po Suedia ku hyn ketu? Jo, une nuk kam udhetuar ne drejtim te Suedise. Sidoqofte, ceshtja e pageses se ketij udhetimi imagjinar nuk duhet lene pa u zbardhur.

Ndaj duhet pyetur urgjent ai qe i uli 5004 delegate imagjinare ne 1958 vendet reale te Pallatit te Kongreseve. Gjeni nje perkthyes e mos shikoni vetem fotografite“, eshte pergjigja e kryeministrit Rama.

“Budallallepsja vjen nga dy rrugë. Njëra të besosh atë që s’është e vërtetë; tjetra të refuzosh të besosh atë që është e vërtetë”, shkruan Soren Kierkegaard.

Këtë duhet ta mbajë parasysh çdo qytetar demokrat, i cili sot gjendet mes këtyre dy rrugëve, ku njëra palë i thotë beso atë që s’është e vërtetë, ndërsa pala tjetër i thotë refuzo ta besosh atë që është e vërtetë. Ja në video një shembull i freskët fare nga rruga e palës së parë”, shkruan Rama në rrjetet sociale.


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.