LAJMI I FUNDIT

E vërteta e takimit me Sali Berishën…/ Presidenti Meta nxjerr një foto dhe paralajmëron: për të gjithë të trishtuarit…

16:11 - 01.02.22 G.SH.
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Presidenti Ilir Meta thotë se do të bëjë transparencë të plotë mbi një takim që ka ndodhur mes tij dhe ish-kryeministrit Sali Berisha.




Ishte Berisha ai që të hënën, më 31 janar, do të deklaronte në një intervistë televizive se përveç politikanëve të tjerë, ai kishte pasur një takim edhe me Presidentin Ilir Meta.

Takimet u shpreh Berisha janë bërë për konsultime mbi mundësinë për garimin në zgjedhjet e 6 marsit të kandidatëve të dalë nga Primaret.

Kreu i shtetit, në një postim në rrjetet sociale, teksa ka publikuar edhe një foto të vjetër të takimit të tij me Sali Berishën, në ambientet e Presidencës, thotë se gjithçka do ta sqarojë të martën në mbrëmje në një intervistë televizive.

“Për të gjithë të trishtuarit, të gëzuarit apo të pavarurit, qoftë dhe indiferentët, që duan të dinë të vërtetën e takimit me ish-Presidentin dhe ish-Kryeministrin, Sali Berisha, në ç’rrethana, kur dhe ku ka ndodhur ky takim, sonte tranparencë e plotë,”- shkruan Meta.

Kujtojmë që Sali Berisha firmosi marrëveshjen e koalicionit me LSI-në, të zyrtarizuar tashmë me emrin “Shtëpia e Lirisë”për të garuar në zgjedhjet e pjesshme vendore të 6 marsit, në 6 bashki të vendit.

Në marrëveshjen e koalicionit të siguruar theksohet se kandidatët e Sali Berishës në këto zgjedhje do të regjistrohen në KQZ nga kryetarja e LSi-së, Monika Kryemadhi.

Ndërkohë që pjesë e koalicionit do të jetë dhe Partia Demokristiane e Nard Ndokës. Marrëveshja është firmosur nga sekretari I Përgjithshëm I LSI-së, Endrit Braimllari, Flamur Noka si përfaqësues i Komisionit të Rithemelimit, po ashtu dhe Kryetari i Partisë Demokristiane, Nard Ndoka.

 

 


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.