Partia Socialiste ka zgjedhur të kandidojë për zgjedhjet e pjesshme lokale në Lushnjë, Eriselda Sefën, e cila mban dhe postin e kryetares aktuale në këtë bashki.
Bashkia e Lushnjës ishte e vetmja bashki ku socialistët nuk kishin shpallur ende kandidaturën për zgjedhjet e 6 marsit.
Kujtojmë se në mbledhjen e Kryesisë të premten e kaluar, u vendos që në Shkodër PS-ja të kandidojë me Majlinda Angonin, e cila aktualisht mban pozicionin e prefektes së qarkut.
Në Lushnjë u zgjodh si kandidat Edison Memolla, ndërsa në Durrës kryetarja aktuale e komanduar Emirjana Sako.
Ndërsa një psikolog, mësues Blerim Shera do jetë kandidat për Bashkinë e Vorës. Ndërkohë që në Dibër, kryesia e PS-së vendosi që t’i besonte bankierit Rahim Spahiu.
Shfaq Komentet (0)