AKTUALITET

Ishte e parkuar prej kohësh/ Digjet makina në Tiranë, Policia në kërkim të pronarit

09:49 - 01.02.22 Gazeta Shqiptare
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Një automjet, i cili prej shumë kohësh ishte lënë e parkuar në rrugën “Rexhep Jella” në kryeqytet, është përfshirë nga flakët mëngjesin e kësaj të marte për arsye të panjohura.




Policia bëri me dije në një njoftim paraprak për mediat se grupi hetimor po punon për përcaktimin e shkaqeve të rënies së zjarrit dhe identifikimin e pronarit të mjetit.

Tiranë/Informacion paraprak

Me datë 01.02.2022, rreth orës 06:00, në rrugën “Rexhep Jella”, është djegur plotësisht një mjet i parkuar prej shumë kohësh. Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për përcaktimin e shkaqeve të rënies së zjarrit dhe identifikimin e pronarit të mjetit.


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.