![GSH APP](https://gazetashqiptare.al/wp-content/uploads/2022/04/gshok.jpg)
![Download on Apple Store](https://balkanweb.com/wp-content/uploads/2019/01/ios.jpg)
![Get it on Google Play](https://gazetashqiptare.al/wp-content/uploads/2022/04/android-app.png)
Një 53-vjecar është arrestuar në Tiranë pasi prodhonte detergjente e sapunë të markave të ndryshme botërore, për ti nxjerre pastaj në treg. A.D e kishte shndërruar shtëpinë e tij në punishte për prodhimin e detergjentëve dhe shampove dhe më pas i shiste ato. Sipas burimeve të policisë, i njëjti person është arrestuar edhe 6 vite më parë, me të njëjtën akuzë.
“Seksioni për Krimin Ekonomik në Policinë e Tiranës ka arrestuar një 53 vjeçar, Arben D. Ai akuzohet se prodhonte detergjentë dhe shampo të markave të ndryshme në banesë, me ngjyrues dhe sapunë dhe më pas i shiste.
Kjo veprimtari është përsëritëse prej tij, pasi 53 vjeçari është arrestuar edhe 6 vite më parë po për këtë gjë”, njofton policia.
Shfaq Komentet (0)