LAJMI I FUNDIT

Pyetjet për Kuvendin/ Gjykata Kushtetuese shtyn me disa orë vendimin për Metën

15:48 - 01.02.22 Gazeta Shqiptare
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Relatori i çështjes për shkarkimin e Presidentit Ilir Meta, Përparim Kalo i është drejtuar përfaqësuesve të Kuvendit dhe mazhorancës me një sërë pyetjesh për çështje procedurale.




Gjatë seancës në Gjykatën Kushtetuese, Kalo ka kërkuar sqarim mbi një sërë çështjesh, që nga ngritja e Komisionit Hetimor parlamentar për shkarkimin e kreut të shtetit, e deri tek pretendimi i mazhorancës për përfshirjen e Metës në veprimtari zgjedhore gjatë 25 prillit.

“Pse konsiderohet veprimtari zgjedhore angazhimi i presidentit? Kalo: A mund ta sqaroni bazën ligjore mbi te cilët është ngritur komisioni hetimor? A është e detyrueshme prania e presidentit ne procedurat përkatëse, ne komisionin e ligjeve, atë hetimor dhe seance plenare? A mund te shtyhej afati për te mundësuar dëgjimin e presidentit? A janë respektuar afatet dhe rregulloret për përcaktimin e seancës për shkarkimin e presidentit? Ne raportin e komisionit hetimor flitet për një numër shkeljesh te renda ndërsa përdoret njëjësi. Cili ka qene qëllimi i përdorimit te njëjësit ne raport? Ne zbatimin e dispozitave kushtetuese ligjvënësi shfaqet dhe si interpretuesi i pare i shkeljes por a janë përdorur metoda te tjera për t’i evidentuar këto shkelje? Cilat janë interesat e presidentit?”, janë disa nga pyetjet e Kalos.

Lidhur me këto pyetje, përfaqësuesit e Kuvendit kërkojnë 2 orë kohë për t’iu dhënë përgjigje. Duke u nisur nga këto kërkesa, trupa gjykuese vendosi ndërprerjen e seancës gjyqësore. Mësohet se seanca do të rifillojë në orën 17:30.

Prej orës 10:00 të mëngjesit të sotëm vijon seanca në Gjykatën Kushtetuese për shkarkimin e Presidentit Ilir Meta.

Përfaqësuesit e Kreut të Shtetit kanë kërkuar përjashtimin e 3 gjyqtarëve, Përparim Kalo, Fiona Papajorgjit dhe Vitore Tushes nga trupi gjykues. Kjo kërkesë e Kreut të Shtetit është hedhur poshtë nga anëtarët e Gjykatës Kushtetuese.

Ndër të tjera, përfaqësuesit e Metës vunë në dyshim legjitimitetin e Kuvendit, duke theksuar se vendimi i marrë nga legjislatura e vjetër duhet të konfirmohet sërish nga Parlamenti i ri me 2/3 e votave. Pra pala e presidentit pyet nëse është vullneti i Parlamentit të ri i njëjtë me atë që kishte Parlamenti i vjetër.


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.