LAJMI I FUNDIT

Seanca për shkarkimin e Metës/ Reagon Taulant Balla: Kreu aktivitet politik dhe dëmtoi imazhin e Shqipërisë

14:00 - 01.02.22 Gazeta Shqiptare
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Taulant Balla reagoi lidhur me seancën e Gjykatës Kushtetuese, ku sot po shqyrtohet kërkesa për shkarkimin e presidentit Meta.




Si përfaqësues i Kuvendit, Balla u shpreh se Meta ka kryer aktivitet politik dhe ka dëmtuar imazhin e vendit.

“Meta ka kryer aktivitet politik. Meta dëmtoi imazhin e Shqipërisë. Ky është procesi i parë në histori, që gjykohet një president. Procedura e shkarkimit është e nevojshme për shkak të barazisë së të gjithëve para ligjit. Mbështeti forca të tjera politike, nxiti dhunë dhe sulmoi institucionet kushtetuese. Vënia në lëvizje e kësaj strukture për shkarkimin e Presidentit nuk është problematike. Presidenti ka funksion mbi palët, por mori pjesë aktive në zgjedhje. Kuvendi nuk synon të ndëshkojë presidentin apo pozicionin, por personin që kreu shkeljen. A mundet ta për përfaqësojë unitetin e popullit një president shfaqet palë, nxit dhunë, ndikon në vendimmarrjen e institucioneve, sulmon gjykatën kushtetuese. Kushtetuta parashikon që Presidenti të përfaqësojë unitetin e popullit”, tha Balla.


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.