LAJMI I FUNDIT

Yuri Kim takon Ulsi Manjën: Shqiptarët meritojnë rezultate reale nga Reforma në Drejtësi

12:41 - 01.02.22 Gazeta Shqiptare
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Ambasadorja e Shteteve të Bashkuara të Amerikës në vendin tonë. Yuri Kim ka zhvilluar një takim me ministrin e Drejtësisë Ulsi Manja, për të diskutuar mbi progresin dhe hapat e ardhshëm të zbatimit të reformës në drejtësi.




Kim theksoi ndër të tjera në këtë takim se njerëzit meritojnë rezultate reale nga reforma në drejtësi, që është me rëndësi edhe për tërheqjen e investimeve të huaja në Shqipëri.

Postimi i ambasadores Yuri Kim në rrjetet sociale:

“Takimi shumë produktiv me Ministrin e Drejtësisë Ulsi Manja për të diskutuar progresin dhe hapat e ardhshëm në zbatimin e reformës në drejtësi. Fokusi i mbështetjes së SHBA-ve këtë vit është: eliminimi i mangësive dhe joefikasitetit, veçanërisht për të reduktuar numrin e çështjeve të të pazgjidhura në gjykatat administrative”, shkruan Kim.

“Duke iu përgjigjur shqetësimeve të qytetarëve për pretendimet dhe të drejtat pronësore në kohë, në mënyrë transparence dhe të plotë, gjë që është gjithashtu e rëndësishme për tërheqjen e investimeve të huaja dhe përmbushjen e standardeve të BE-së; & imponimit e pasojave për zyrtarët që përfshihen në korrupsion. Njerëzit meritojnë rezultate reale nga reforma në drejtësi”, tha Yuri Kim.


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.