AKTUALITET

Aksident i rëndë në aksin rrugor Elbasan-Cërrik, përplasen dy automjete, dy të plagosur

13:39 - 02.02.22 Gazeta Shqiptare
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Një aksident rrugor ka ndodhur këtë të mërkurë në aksin Elbasan-Cërrik ku dy automjete janë përplasur me njëra-tjetrën, e si pasojë janë lënduar dy persona.




Policia tha se një automjet tip “Renault” me drejtues shtetasin G. R., 32 vjeç banues në Gramsh, është përplasur me automjetin tip “Opel” me drejtues shtetasin F. I., 55 vjeç banues në Gramsh.

Si pasojë e përplasjes janë lënduar pasagjerët në mjetin tip ” Opel” , shtetasi A. C., 49 vjeç dhe shetasja Z. T.,67 vjeçe banues në Gramsh, të cilët janë dërguar në spital dhe ndodhen jashtë rrezikut për jetën.

Njoftimi i Policisë së Elbasanit:

Elbasan /Informacion paraprak. Rreth orës 09:45, në aksin rrugor Elbasan-Cerrik në fshatin Thanë, një automjet tip “Reno” me drejtues shtetasin G. R., 32 vjeç banues në Gramsh, është përplasur me automjetin tip “Opel” me drejtues shtetasin F. I., 55 vjeç banues në Gramsh. Si pasojë e përplasjes janë lënduar pasagjerët në mjetin tip ” Opel” , shtetasi A. C., 49 vjeç dhe shetasja Z. T.,67 vjeçe banues në Gramsh, të cilët ndodhet nën kujdesin e mjekëve, jashtë rrezikut për jetën. Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për sqarimin e rrethanave të aksidentit.


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.