LAJMI I FUNDIT

Arrestimi i ish-ministrit/ Basha: Lefter Koka ishte vetëm bishti i aferës së inceneratorëve, ‘koka’ është në Surrel

12:22 - 02.02.22 Gazeta Shqiptare
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Duke komentuar arrestimin e ish-ministrit të Mjedisit, Lefter Koka, kryedemokrati Lulzim Basha u shpreh se Koka ishte bishti i aferës së inceneratorëve, pasi sipas tij koka është Edi Rama.




“Dy gjëra na kanë bashkuar dhe na kanë thirrur në këtë betejë, bashkë me gjithë shoqërinë shqiptare; opozitarizmi ballor dhe pa kompromis kundër Edi Ramës dhe vlerat euroatlantike! Rreth këtyre vlerave na janë bashkuar dhe të tjerë, edhe njerëz që jo domosdoshmërisht fillimisht e kanë parë shpresën tek partia demokratike. Sot po bashkohen edhe më shumë! Pas vendimeve tona të kuvendit, pas vendimit tonë të kuvendit ; “Zgjedhim të ardhmen!”, shumica dërrmuese e shqiptarëve, ka një shpresë, dhe iu siguroj se ajo shpresë nuk janë tre kalorësit e apokalipsit. Nuk janë mbetjet e të shkuarës, nuk janë treshja e tranzicionit, që do ta mbajë Shqipërinë peng, por është partia demokratike. Jemi ne! Jeni ju! Është rinia! Dhe prapëseprapë, edhe ata demokratë, shumë prej të cilëve sot më kanë shkruajtur mua dhe jam i sigurt iu kanë shkruajtur dhe shumë prej jush, disa prej tyre i kanë shkruajtur publikisht në Facebook, kritikë të rreptë të mi është ta them butë, kritikë të egër, dhe i shkruajnë;” Sali Berisha na paske mashtruar!”. “Gjithë betejën e paske bërë për t’ia dorëzuar partinë Ilir Metës!” Kurrë! Partia demokratike është e demokratëve! Partia demokratike është e sakrificës së demokratëve! Partia demokratike është e Shqipërisë dhe e kombit shqiptar!”, u shpreh ndër të tjera kryedemokrati Basha.

Gjatë takimit me strukturat e Degës 14 të PD në Tiranë, Basha i mëshoi edhe një herë idesë së Vetingut në politikë, duke u shprehur i gatshëm që procesi të nis nga ai.

“Mbrojtja më e mirë është sulmi. Sa herë që themi të vërteta për trekëndëshin e Bermudës dalin të tre me sulme. Hajde bëjmë Veting të politikanëve. E kemi detajuar që në shtator, amendamentet janë Parlament. Ça frike ka? Ta fillojnë nga unë, kjo e ndan shapin nga sheqeri. Një PD e bashkuar rreth vlerave jo rreth kultit të individit. Askush nuk ka ardhur për interesa personale. Të gjithë jemi bashkë.  Mos harxhoni asnjë sekondë duke pyetur kryetarin, apo deputetin apo sekretarin si është kryetari? Ja ku e keni kryetarin, më keni të fortë dhe të vendosur për ta çuar betejën deri në fund”, tha më tej ai.


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.