Kosova

“Dialog, dialog, dialog…” Escobar ka vetëm një fjalë në vizitën e parë në Kosovë

10:17 - 02.02.22 Gazeta Shqiptare
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Përfaqësues special i SHBA-së për Ballkanin Perëndimor, Gabriel Escobar, në një konferencë për mediat të mbajtur sot tha se Uashingtoni mbështet fuqishëm pavarësinë, sovranitetin e integritetin territorial të Kosovës.




Zyrtari i lartë u shpreh optimist për një marrëveshje Prishtinë-Beograd, ndërsa u shpreh se dy vendet duhet të lënë pas të shkuarën. Përfaqësuesi i Posaçëm i SHBA-ve për Ballkanin Perëndimor ka thënë se duhet të gjendet një modalitet për të arritur një marrëveshje.

Sipas tij, nuk është qëllimi i SHBA-së që të zgjedh ndonjë model të marrëveshjes për të dyja vendet.

“Mendoj se në këtë rol si përfaqësues special është me rëndësi të bëjë vizitën e parë në Kosovë me të për të treguar unitet, përkushtimin ndaj dialogut, ndaj një të ardhme në të ndritshme si për Serbinë e Kosovën. Jemi takuar me udhëheqësit gjatë vizitës, kemi pasur takime shumë produktive. Në fund të këtij procesi shpresojmë se rezultat do të jetë një zgjidhje që do të jetë e mirë për të dyja. Kam besim se mënyra se si gjërat më duken e përkushtimi i partnerëve tanë bashkë me mbështetjen e amerikanëve këtë proces do të arrijmë”, ka thënë ai.

Miroslav Lajçak u shpreh se BE dhe SHBA kanë bashkëpunim të ngushtë dhe kjo vizitë e përbashkët është dëshmi e kësaj.

“Ne e shohim dialogun si prioritet kyç në Ballkanin Perëndimor dhe besojmë që normalizimi i marrëdhënieve jo vetëm që do të zgjidh çështjet e pazgjidhura, por do të kontribuojë në stabilitetin në rajon por do të sjellë përfitime për qytetarët. Do të krijojë vende punë, do ta zhvillojë ekonominë. Dy ditët e kaluara kanë qenë shumë produktive. E kemi bërë të qartë se ne i respektojmë parimet e Kosovës në dialog. Ne po ashtu kemi thënë se ne kemi pritur progres më të shpejtë në dialog vitin e kaluar por shpresojmë që të jetë kështu këtë vit”, ka thënë ai.


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.