AKTUALITET

Këshillimi Kombëtar, Rama: Deri më tani e kanë plotësuar 112.784 qytetarë

17:32 - 03.02.22 G.SH.
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

112.784 qytetarë kanë plotësuar formularin e Këshillimit Kombëtar. Shifra është bërë me dije nga kryeministri Edi Rama përmes një postimi në ‘Facebook’, i cili bën me dije se 71.923 qytetarë i janë përgjigjur pyetësorit online, ndërsa 40.861 të tjerë e kanë plotësuar atë nga pyetësorët që u janë dërguar në banesë dhe kanë kthyer përgjigjet përmes postës.




“Faleminderit 112.784 qytetarëve që u kanë dhënë deri dje përgjigje 12 pyetjeve që adreson qeveria shqiptare në Këshillimin Kombëtar. 71.923 qytetarë janë përgjigjur online në https://keshillimikombetar.al. 40.861 qytetarë kanë kthyer pyetësorët e plotësuar që u kanë mbërritur në banesë me postë”, shkruan Rama.

Veçse online, formularët e Këshillimit Kombëtar për Shqipërinë u janë dërguar tashmë qytetarëve në shtëpi. Ata mund t’i plotësojnë dhe më pas me anë të një zarfi mund t’i dërgojnë me postë falas në kryeministri. Po ashtu çdo bashki do të hapen pika të posaçme ku mund të plotësohen formularët.

Nga vaksinimi i detyrueshëm te legalizimi i kanabisit, janë disa nga pyetjet që qytetarët do të japin opinionin e tyre përmes Këshillimit Kombëtar. Pyetësori prej katër faqesh, i mbështetur në 5 shtylla, familja, lufta kundër krimit, ekonomi, punësim e integrimi i vendit, nis me pyetjen nëse duhet bërë diferencim për nënat që rrisin 3 ose më shumë fëmijë të mitur në përfitimin e mbrojtjes së veçantë sociale nga shteti.

 


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.