LAJMI I FUNDIT

“Aman ma hap derën se po më vijnë të më vrasin”/ Monika Kryemadhi: Më mirë të jesh mbetje i një populli opozitar sesa instrument i Edi Ramës, siç është Lulzim Basha

22:27 - 03.02.22 K.K
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Kryetarja e Lëvizjes Socialiste për Integrim, Monika Kryemadhi iu është përgjigjur deklaratave të kryedemokratit Basha se treshja e politikës, Edi Rama, Sali Berisha dhe Ilir Meta janë pjesë e politikës së vjetër. Në një intervistë për MCNTv Kryemadhi theksoi se “më mirë të jesh mbetje i një populli opozitar sesa instrument i Edi Ramës, siç është Lulzim Basha”.




Ky zotëria nuk është instrument i politikës së vjetër. Këtë kush e prodhoi? Nuk e prodhoi Sali Berisha këtë që e bëri ministër të Brendshëm, ministër Transporti me rrugën e Kombit që e mbylli për procedurë. Ky zotëria që u bë kryetar bashkie nuk është instrument i politikës së vjetër? A ky është politika e re! Politika e re, porti i Durrësit, koncesionet etj. Do më lësh të vazhdoj tani apo do më lësh të merrem me mbetjet. Më mirë të jesh mbetje e një populli opozitar që nuk shitet dhe nuk blihet sesa të jesh instrument i Edi Ramës”, deklaroi Kryemadhi mbrëmjen e sotme.

Ajo iu referua edhe protestës së 8 janarit, ku sipas saj Basha kërkoi ndihmë, por që në karakter sipas Kryemadhit, ai është krejt i pabesë.

“Më mirë të jesh mbetje që del nga goja e Lulzim Bashës që është mbetja e Edi Ramës, sepse më i ndershëm është Edi Rama që vendoset atje në llogore sesa Lulzim Basha që thotë “aman ma hap derën se po më vijnë të më vrasin” ti i hap derën dhe e fut në shtëpi që t’i shpëtosh kokën dhe ai të ngul thikën pas shpine. E pra më mirë të jesh mbetje nga goja e tij sesa të jesh mbetje dhe të konsiderohet partia jote mbetje sepse ky po të ishte kaq demokrat le të bënte primaret siç i bëri Sali Berisha. Ti do që të merremi me një mbetje të Edi Ramës? Ku e ke Edi Rama? A ta shiti Edi Rama? E mbajti, e mbajti dhe e shiti sepse po e tërhiqte në negativitetin e opinionit publik që kishte”, u shpreh ajo. Ndërsa shtoi se tani edhe Edi Rama e ka shitur kryedemokratin duke mos u marrë më me të.

Monika Kryemadhi: Ky zotëria nuk është instrument i politikës së vjetër. Këtë kush e prodhoi? Nuk e prodhoi Sali Berisha këtë që e bëri ministër të Brendshëm, ministër Transporti me rrugën e Kombit që e mbylli për procedurë. Ky zotëria që u bë kryetar bashkie nuk është instrument i politikës së vjetër? A ky është politika e re! Politika e re, porti i Durrësit, koncesionet etj. Do më lësh të vazhdoj tani apo do më lësh të merrem me mbetjet. Më mirë të jesh mbetje e një populli opozitar që nuk shitet dhe nuk blihet sesa të jesh instrument i Edi Ramës. Më mirë të jesh mbetje që del nga goja e Lulzim Bashës që është mbetja e Edi Ramës, sepse më i ndershëm është Edi Rama që vendoset atje në llogore sesa Lulzim Basha që thotë “aman ma hap derën se po më vijnë të më vrasin” ti i hap derën dhe e fut në shtëpi që t’i shpëtosh kokën dhe ai të ngul thikën pas shpine. E pra më mirë të jesh mbetje nga goja e tij sesa të jesh mbetje dhe të konsiderohet partia jote mbetje sepse ky po të ishte kaq demokrat le të bënte primaret siç i bëri Sali Berisha. Ti do që të merremi me një mbetje të Edi Ramës? Ku e ke Edi Rama? A ta shiti Edi Rama? E mbajti, e mbajti dhe e shiti sepse po e tërhiqte në negativitetin e opinionit publik që kishte.


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.